“Bashkimi Evropian na ka trajtuar tmerrësisht”
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se është “absolutisht i sigurt” për vendosjen e tarifave ndaj Bashkimit Evropian në të ardhmen.
“A do të vendos tarifa ndaj Bashkimit Evropian? A doni një përgjigje të vërtetë, apo duhet t’ju jap një përgjigje politike? Absolutisht. Bashkimi Evropian na ka trajtuar tmerrësisht”, citoi AFP të thoshte Trump gjatë një konference për shtyp në Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.
Trump deklaroi gjithashtu se do të vendosë tarifa të larta prej 25% për mallrat meksikane dhe kanadeze dhe 10% për importet kineze, duke shtuar se këto vende nuk do të kenë asnjë mënyrë për të ndaluar zbatimin e tyre, sipas Reuters.
Ai përmendi një përjashtim të mundshëm për naftën kanadeze, duke vënë në dukje se ajo do të përballej me një tarifë prej 10% në vend të 25% të planifikuar për mallrat e tjera.