“Duhet me i mujtë flliqt”, Kurti me fjalor të rrugës për opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar sulmet e ulëta ndaj opozitës.

Në tubimin e dytë në Gjakovë, që e ka mbajtur dje, ai e ka rënduar gjuhen ndaj partive opozitare.

Derisa fliste se si duhet të mundet opozita, ai ka thënë se një grup i njerëzve po i thonë se më 9 shkurti opozita duhet të mund flliqt.

Unë jam krejt në këtë masdite në Gjakovë, dhe nuk kam qare pa iu tregu çka po më thonë. Nga do që po shkoj po i takoj dy grupe të njerëzve, kanë edhe pak dallime moshe, dorën në zemër, po nuk është kjo kryesorja. Një grup po me thonë më 9 shkurt duhet me i mujtë flliqt, e një grup po me thonë më 9 shkurt duhet me u mujtë pastër. Po të dy grupet po pajtohen që duhet me i mujtë ata. Amo nuk duhet veç me i mujtë, duhet 500 mijë vota”, ka thënë Kurti.