Livia trondit banorët me rrëfimin në BBVA: Një person i afërt i familjes ka tentuar të më dhunojnë në moshën katër vjeçare

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” u zhvillua një lojë e veçantë, ku banorët duhej të tregonin një gënjeshtër dhe dy të vërteta.

Gjatë kësaj loje, Livia ka bërë një deklaratë që i ka tronditur të gjithë. Banorja ka rrëfyer një ngjarje të ndodhur kur ishte vetëm 4 vjeç, ku një person i afërt i familjes e ka tentuar ta përdhunojë atë.

Livia tregon se e mbyllte shpesh në dhomë me pretekstin se po i tregonte një përrallë dhe është përpjekur ta prekë dhe puthë në mënyra të papërshtatshme.