Kandidati i koalicionit AAK-NISMA për deputet, Haki Abazi dhe deputeti i VV-së, Dimal Basha janë përplasur në lidhje me listat e më të korruptuarit.
Abazi i ka thënë Bashës së është në listë me “Sali Zybën, Gani Krasniqin e Fitore Pacollin”.
“Qashtu qysh je ti me Sali Zybën, Gani Krasniqin, Fitore Pacollin. Qysh nuk kanë rast të korrupsionit, Fitores më ja pas dhonë privatizimin, krejt vëllait të saj ja kish dhanë. Nëse ia ka dhënë 100 mijë, ia kish dhanë krejt tokat.” – ka thënë Abazi në debat në KTV.
Pas kësaj deklarate të Abazit, reagon Basha duke i thënë se
“Haki 118 mijë subvencione janë nda në Republikë.” – ka thënë Basha, ku Abazi reagoi menjëherë duke i thënë se nuk ia kanë nda subvensionin për Farie Hotin.
Basha ka deklaruar se Fitore Pacolli është e pakorruptuar.
“Fitore Pacolli është e pakorruptuar edhe ti e din qeta, tjetër sen që politikisht para fushatës e përdor. Nëse ish kon Fitorja e korruptuar, jom e bindur që qekjo prokurori nuk e kish lon pa e lidh në burg, veç nuk ka fakte, s’ka.” – ka thënë Basha.