Shtatë të lënduar nga aksidenti mes pesë automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Në aksidentin mes katër veturave dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, mbetën të lënduar shtatë persona.

Rastin për klankosova, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.