Kuvendi ndjek shembullin e Qeverisë: Tender për autobusë në prag të ndryshimit të mandatit

Në prag të ndryshimit të mandatit, edhe Kuvendi i Kosovës ka hapur një tender për shërbime transporti me autobusë dhe minibusë, brenda dhe jashtë vendit, duke ndjekur praktikën e Zyrës së Kryeministrit, e cila pak para përfundimit të mandatit të saj nënshkroi një kontratë të ngjashme, shkruan Demokracia.com.

Kuvendi i Kosovës sapo ka hapur një tender për “Sigurimin e transportit për Programin Punëtoritë për Demokraci”, Ditët e Hapura dhe për nevoja të tjera të Kuvendit, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Tenderi përfshin dy lote: shërbime të transportit me autobus dhe minibus brenda Kosovës dhe jashtë saj në regjion. Vlera e parashikuar e kontratës është 30,000.00 euro.

Në fund të mandatit të tij, Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka organizuar një tender për shërbime transporti me autobusë, që do të përdoren gjatë aktiviteteve të ndryshme organizuar nga ZKM dhe mbledhjeve të përbashkëta të qeverive rajonale.

Pikërisht para nënshkrimit të tij, kontrata u dha kompanisë “Memi Reisen” (njohur ndryshe si Muhamet A. Hajdari B.I.), me një vlerë prej 46,990.00 euro për një periudhë prej 24 muajsh.

Ky lloj praktikash mund të shfaqë shqetësime rreth transparencës dhe përdorimit të parave publike, veçanërisht kur bëhet fjalë për tendera të organizuar në kohën e fundit të një mandati qeveritar. /Demokracia.com/

Tenderi i fundit i Zyrës së Kurtit: Shërbime transporti me autobus përreth  50 mijë euro