Kombëtarja e Kosovës në futsall synon fitore të madhe sonte ndaj Francës

Kombëtarja e Kosovës në futsall përballet sot kundër Francës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2026.

Dardanët ishin mbledhur ditë më parë për përgatitjet e nevojshme për duelin që do të zhvillohet në kryeqytet.

Përzgjedhësi, Agon Ramadani ka punuar fortë këto ditë dhe pret që të zhvillojnë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të fortë.

Kosova deri më tani ka 3 pikë pas dy ndeshjeve të para, pasi mposhti Bullgarinë, ndërsa pësoi humbje nga Gjeorgjia.

Franca në ndërkohë ka grumbulluar pikët e plota.

Ky takim do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë nga ora 20:00.