Hajdar Beqa fton qytetarët e Gjakovës në tubimin madhështor të PDK-së

Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, ka ftuar qytetarët e Gjakovës që të marrin pjesë në tubimin madhështor të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që do të mbahet sot në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në ora 17:00.

Në këtë tubim, do të pritet Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, z. Bedri Hamza, si dhe kandidatët për deputetë të PDK-së. Beqa theksoi se ky do të jetë një moment i rëndësishëm për Gjakovën dhe Kosovën, duke shtuar se prania e qytetarëve është mesazh i fuqishëm për fitoren e vendit.

“Ju ftoj të gjithë qytetarët e Gjakovës që të na bashkoheni në këtë tubim, pasi pranisë suaj do t’i jepet një mesazh i fortë për të ardhmen e Kosovës dhe zhvillimin e Gjakovës”, ka thënë Beqa.