Memli Krasniqi: Bedri Hamza e mban fjalën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një video të veçantë në kuadër të fushatës zgjedhore, ku shpreh mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza.

Me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të qartë, Krasniqi thekson se qytetarët e Kosovës mund t’i besojnë Bedri Hamzës, sepse ai gjithmonë ka qëndruar besnik ndaj fjalës së tij dhe ka dëshmuar se di të qeverisë me përgjegjësi.

“Këtij njeriu në skenë mund t’i besoni. Ai gjithherë e ka mbajtur fjalën dhe do ta mbajë përsëri. Me Bedri Hamzën Kryeministër, jeta e secilit qytetar do të përmirësohet”, ka deklaruar Krasniqi.

Fushata e PDK-së po fokusohet te besueshmëria, përvoja dhe vendosmëria për të sjellë stabilitet dhe zhvillim ekonomik.