Të paktën 14 patinatorë ishin në bordin e avionit të pasagjerëve që u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane të mërkurën. Disa nga viktimat janë identifikuar.
Spencer Lane, 16 vjeç dhe nëna e tij Christine Lane, ishin të dy në fluturim. Babai i Spencer, Douglas u tha mediave lokale se djali i tij ishte “një forcë e natyrës” që tregoi përkushtim ndaj ndaj sportit.
Jinna Han, 13 vjeç, dhe nëna e saj Jin Han gjithashtu konfirmohet se kanë vdekur në aksident.
Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov, trajnerë rusë të patinazhit në akull u vranë gjithashtu në aksident, konfirmoi Kremlini. Ata lënë pas djalin e tyre 24-vjeçar, Maksin, i cili ndoqi prindërit e tij në patinazh artistik.
Cory Haynos po udhëtonte për në shtëpi nga kampionati amerikan i patinazhit në akull me prindërit e tij, Roger Haynos dhe Stephanie Branton Haynos, shkroi një anëtar i familjes në rrjetet sociale. Kushëriri i Roger, Matthew Alan LaRavier, thotë se ai kishte “dashuri absolute për familjen e tij”.
Inna Volyanskaya, një ish-patinatore për Bashkimin Sovjetik, ishte gjithashtu në bord, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.
Alexandr Sasha Kirsanov, një ish-trajner ishte në bordin e avionit, thotë Universiteti i Delaware. Gruaja e tij tha për ABC News se ajo kishte “humbur gjithçka”.
Dymbëdhjetë vjeçarja Olivia Ter nga Maryland ishte në mesin e patinatorëve të figurave amerikane në bordin e fluturimit, konfirmuan zyrtarët lokalë.
Identitetet e dy prej tre personave në bordin e Black Hawk të përfshirë në përplasje janë zbuluar, ndërsa identiteti i personit të tretë nuk dihet ende.
Piloti Andrew Eaves nga Misisipi është identifikuar nga gruaja e tij, Carrie, si një nga viktimat në helikopter.
Ryan O’Hara, 29 vjeç, ishte shefi i ekuipazhit të helikopterit Black Hawk sipas CBS News.
Ai la pas një grua dhe një djalë një vjeçar, thotë grupi i tij për trajnimin e oficerëve rezervë (ROTC) në një postim në rrjetet sociale që konfirmon vdekjen e tij.
Kiah Duggins, një profesor i Universitetit Howard, është po ashtu ndër viktimat e aksidentit të së mërkurës.
Sarah Lee Best, 33 vjeç dhe Elizabeth Keys, 33, të dyja avokate nga e njëjta firmë, humbën jetën në aksidentin fatal. Partneri i Elizabeth, David Siedman, thotë për The Washington Post se ajo vdiq në ditëlindjen e saj, ndërsa bashkëshorti i Sarës, Daniel Solomon thotë se ajo ishte “i sjellshme dhe punëtore”.
Casey Crafton, mga Connecticut, ishte në bord po ashtu.
Asra Hussain Raza, 26 vjeç, ishte zhvendosur në zonën e Uashington DC nga Indiana pasi mori një diplomë master në mjeksëi.. Burri i saj thotë se ajo po kthehej nga një udhëtim pune.
Michael Stovall po udhëtonte për në shtëpi nga një udhëtim vjetor gjuetie me miqtë e tij, tha nëna e tij Christina për Wink News. Kushëriri i tij tha për New York Times se ai po fluturonte me të paktën gjashtë nga miqtë e tij nga udhëtimi.
Jesse Pitcher ishte në mesin e atyre që udhëtonin me Michael Stovall, tha babai i tij Jameson Pitcher për New York Times. Jesse u martua vitin e kaluar dhe babai i tij thotë se “ai sapo kishte filluar me jetën”.
Policia Kombëtare e Filipineve konfirmoi se në bordin e avionit ishte koloneli Pergentino Malabed. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës tha gjithashtu për AFP se dy shtetas kinezë ishin në mesin e viktimave – ata ende nuk janë identifikuar.