Një banore e Prishtinës ka ngritur shqetësimin për mos-largimin e mbeturinave në qytet, duke thënë se kompania e pastrimit nuk i ka larguar ato tash e një vit, ndërkohë që ajo po paguan për shërbimet.
Arbnora Ademaj, zëdhënëse e kompanisë për pastrim, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova ka sqaruar se kompania e Prishtinës ka kontraktuar edhe një operator privat për këtë shërbim.
“Ndoshta mund të jetë që largimi i mbeturinave nuk është bërë për një vit, por qytetarët duhet të adresojnë ankesat e tyre tek komuna e Prishtinës, pasi ne nuk jemi përgjegjës për atë territor”m tha Ademaj, transmeton Klankosova.tv.