Shkaktuan aksident në Zveçan, në veturë kishin 1 mijë e 600 zogj të kontrabanduar

Dy burra të komunitetit serb kishin kaluar kufirin ilegalisht nëpërmjet rrugëve ilegale, si dhe kanë shkaktuar aksident trafiku, të enjten, në Banov do të Zveçanit.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet e gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetë pako me zogj gjithsej 1,600 copë, disa pako me gjëra ushqimore.

Me vendim të prokurorit automjeti dhe malli i janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.