Në një zhvillim të rëndësishëm për të ardhmen e Barcelonës, mesfushori i ri dhe talenti i jashtëzakonshëm, Gavi, pritet të firmosë një kontratë të re me klubin katalanas që do ta mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2030.
Lajmi pritet të zyrtarizohetcsot, duke shënuar një hap të madh për të ardhmen e lojtarit dhe ekipit të Barcelonës.
Kontrata e re do të përfshijë një pagë të rritur dhe mundësi të tjera për Gavi.
Ky rinovim nuk është vetëm një lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, por edhe një dëshmi e besimit të klubit në talentin e ri, që pritet të luajë një rol kyç në rikthimin e Barcelonës në majat e futbollit evropian.
Ky rinovim është një hap i rëndësishëm për Barcelonën, që përpiqet të krijojë një ekip të ri dhe konkurrues, duke investuar në talente të rinj dhe të jashtëzakonshëm si Gavi, i cili ka gjithë potencialin për të qenë një lider i vërtetë i klubit për shumë vite.