Punë aleancash që s’kuptohen nga Kurti | Para vitit 2018 FSK nën mbikëqyrjen e ShBA-ve dhe NATO-s po përgatitej të bëhej ushtri, s’kishte të drejtë të blinte armatime deri në vitin 2018/19 (Dokumente)

“A thua pse qeveritë e kaluara nuk kanë blerë armatim për ushtrinë? Ose s’kanë dashtë ose s’ua kanë shitë (perëndimorët)”.

Kjo është gënjeshtra e radhës nga kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para qindra simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e thënë para qindra mbështetësve të këtij subjekti politik gjatë një tubimi elektoral për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Demokracia.com.

Gënjeshtra si kjo e thënë nga Kurti më 29 janar 2025 janë lehtësisht të demantueshme. Mjafton që të shikohen ligjet mbi të cilat mbështetej funksionimi i FSK-së dhe të cilat janë hartuar me mbështetjen dhe dakordimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Pa një bazë ligjore, e cila do të mbështetej nga shtetet perëndimore, as furnizimi me armatime i FSK-së nuk do të ishte i mundur.

Por, Kurti, i cili shquhet sulme ndaj kundërshtarëve politik përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve, bëhet sikur nuk e di se kalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri në vitin 2018/19 nuk është një proces që ka ndodhur brenda një ditë.

Rrënjët e kësaj historie janë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilat pas përfundimit të luftës u shndërruan në Trupa Mbrojtëse të Kosovës dhe këto të fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Por, në këtë histori shtetndërtuese, Kurti ishte duke brohoritur parrullat politike kundër hapave që po bënte Kosova dhe klasa e saj politike.

Janë të njohura deklaratat e tij kur Kosova po përmbyllte mbikëqyrjen e pavarsisë ndërkombëtare në vitin 2012 se “Kosova nuk do të ketë ushtri” dhe ato të mëvonshme, si ajo e vitit 2017 se “FSK-ja nuk plotëson as figurën e një xhandarmërie se lëre më të jetë Ushtri”.