Gashi: “Albin Baba”, spektakël politik pa shije

Analisti Astrit Gashi ka kritikuar termat dhe etiketat që përdoren shpesh nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për të përshkruar liderin e tyre, Albin Kurtin, veçanërisht atë si “Albin Baba”.

Sipas Gashit, ky term është pjesë e një spektakli politik që nuk ka asnjë ndikim, duke e cilësuar si një lëvizje të pa shije.

“Është duke bërë spektakël. Mua s’mu qeshke me këtë. Pa shije. As nuk të irriton as nuk të shti me qesh. I ki aty do që paguhen prej partisë, se s’i thotë kush babë, përpos ata që marrin rrogë prej tij. A e din, ai aty që bërtet ‘Albin baba’, ai është dikush që e ka shti partia, është vuvuzele e partisë”, ka thënë Gashi në Debat Plus.