Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, i ka postuar fotografitë e tubimit të tij masiv me qytetarët e Mitrovicës.
Hamza ka thënë se është i nderuar që ka shërbyer si kryetar i komunës për kaq vite, duke frymuar e punuar në çdo ditë të jetës së tij, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët.
Hamza ka thënë se ky nuk ishte thjesht një tubim, por ishte një betim.
“Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë!”, ka thënë Hamza.
Ky është statusi i tij i plotë:
Faleminderit Mitrovicë
Jam i nderuar që jam banori yt. Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës.
Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë!
#MaMirë #PDK131