Oksimoron: Në fushatë e ndjek Serbinë ‘hu gardhi’ me ushtri, në mediat të huaja lartëson nevojën ‘thelbësore’ për KFOR

“Serbinë e ndjekim hu gardhi…me ushtri”.

Prej slloganit zgjedhor ‘cep më cep’ tiketë zgjedhore në dorë e ka ‘sovranitetin’, ‘integritetin territorial’ dhe ‘ushtrinë e armatimin’.

Albin Kurti i Vetëvendosjes kërkon votë me ‘pushkën plot’ për ‘kojshin e keq’ të cilën tashmë e ka refren në çdo tubim zgjedhor.

Por, tjetër gjë për audiencë brenda – tjetër gjë për atë jashtë.

Integritet territorial e sovranitet të kënduar në muskuj eksluzivisht të qeverisë së vet bashkë me ‘na duhet thelbësisht’ KFOR-i për ta ruajtur vendin nga agresioni serb: e nxjerrin Kurtin ‘oksimoron’.

Dje gazetës“El Mundo” i tha se Misioni Paqembajtës i NATO-s, KFOR-i, “është thelbësor” dhe “kyç” për sigurinë me vendit – po ashtu edhe stabilitetin.

Në fushatë zgjedhore thotë tjetër gjë: “tash kemi integritet territorial cep më cep” – anipse çdo ditë KFOR-i lanson komunikata për media me trupat amerikane dhe italiane duke patrolluar kufirin.

Këto patrollime janë katërfishuar që nga sulmi paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit – ku banda të armatosura të udhëhequr nga Milan Radojçiq ia mësyen veriun me synime aneksuese.

Po ashtu forcat e KFOR-it janë rritur për më shumë se një mijë trupa – dhe në kohë zgjedhore edhe më shumë “për të garantuar siguri”: përkatësisht dhjetëra trupa njësish speciale policore të EULEX-it dhe 200 ushtarë italianë italianë të këmbësorisë ushtarake “Sassori”.

Por, te fushata zgjedhore.

Ditë më parë Kurti u kujdes që të pranishme t’ua bëjë një prerje mes aleatëve ndërkombëtare “si partnerë e aleatë” por se për siguri “e kemi ushtrinë tonë”.

Dronët Bayraktarë dhe Javelin-ët (që s’kanë ardhur ende) i ka lajtmotiv zgjedhor – tash më së fundi edhe helikopterët amerikanë “Black Hawk” (po ashtu ende të pakontraktuara”.

Kurti, “El Mundo”-s…

El Mundo: A do të vazhdojë të jetë e nevojshme prania e KFOR-it në kuptimin e afatgjatë të këtyre kërcënimeve?

KurtiPo, prania e KFOR-it mbetet thelbësore për sa kohë Serbia mbetet armiqësore ndaj Kosovës dhe Rusia vazhdon të ndeeez tensione në rajon. Tentimet e Moskës për të ndikuar në rajon, në kombinim me mungesën e njohjes nga Serbia, e bëjnë kyç për sigurinë dhe stabilitetin misionin e KFOR-it.

Qysh në parafushatë zgjedhore Kurti do t’i jepte parathënien temave me të cilat do të shërbehej në garën zgjedhore.

“Tash kemi integritet territorial, cep më cep”.

Këngës zgjedhore që kishte vetëm refren sovraniteti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pati shtuar edhe vargje të integritetit territorial – kjo në pritje të mërgatës në një restaurant luksoz në Prishtinë, ku u kërkoi “dy fish” vota më shumë se në vitin 2021.

“[…] paramendojeni çka bëjnë ju ma ne i dyfishu”.

Se çka ka të bëjë sovraniteti e integriteti territoral me votë eventuale të dyfishuar të mërgatës për Vetëvendosjen…vështirë për t’u thënë. Por, çka mund të thuhet për ato dy rrafshe komplementare?

Fillimisht, çka tha Kurti…

“Çdo e nënta euro shkon ose për Ministrinë e Mbrojtjes ose për Ministrinë e Punëve të Brendshme, sepse ne e dimë shumë mirë sa shumë kemi vuajtur e humbur në të kaluarën sepse nuk i kemi pasur forcat tona”.

“E tash Kosova e ka ligjshmërinë, kushtetuetshmërinë, e ka sovranitetin shtetëror, e ka integritetin territorial cep më cep si asnjëherë më parë”, tha Kurti para mërgimtarëve.

E vërteta, rëndom, qëndron në anën më të hidhët për t’u përtypur.

Në cep-më-cepësinë e integritetit territorial në vend janë shtuar rreth 1 mijë e 300-400 trupa të Forcës Paqembajtëse të NATO-s – që në fjalë të vetë Albin Kurtit opzozitar “nuk mbrojnë integritetin territorial të Kosovës, por Rezolutën 12/44”.

KFOR ka rritur praninë për rreth 28%, si dhe trefishuar e katërfishuar patrollimet në veri të Kosovës si dhe përgjatë vijës kufitare rreth 400 kilometërshe me Serbinë.