Pasi gënjyen se do të ndërtonin 160 çerdhe, VV i premton pensione nga 100 euro gjyshërve që kujdesen për nipat dhe mbesat

 

Pasi kaluan më shumë se 2 javë fushatê, VV ka prezantuar një program zgjedhor. 

Por, VV ka lënë shumë për të dëshiruar me programin e zotimet e tyre, shkruan Demokracia.com

Një nga zotimet e VV-së tregon mungesën e vizionit nga Kurti dhe bashkëpunëtorët e tyre.

VV është zotuar se do jap nga 100 euro pension bazik për gjyshërit që kujdesen për nipat dhe mbesat, përderisa dy prindërit punojnë.

Ky zotim bie ndesh me premtimin e VV-së që e patën para 4 viteve se do të ndërtonin 160 çerdhe, por dështuan.

Duket se VV tash ka hequr dorë nga ndërtimi i çerdheve dhe po premton pensione për gjyshërit që kujdesen për nipat e mbesat./Demokracia.com/