Kush është Sorensen, diplomati që u konfirmua nga ambasadorët e BE-së për emisar në dialogun Kosovë-Serbi?

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar diplomatin nga Danimarka, Peter Sorensen për pozitën e përfaqësuesit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Kaja Kallas, shefja e re e diplomacisë evropiane zgjodhi Sorensen për ta zëvendësuar emisarin aktual, Miroslav Lajçak për këtë pozitë.

Të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të japin pëlqimin përfundimtar, derisa ai do të nis punën nga fillimi i shkurtit.

Kush është Peter Sorensen?

Peter Sorensen, diplomat danez, aktualisht shërben si këshilltar i lartë në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, EEAS, për diplomaci digjitale.

Ai ka shërbyer edhe si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë.

Nga viti 2002 deri në 2006, Sorensen punoi në Kosovë si udhëheqës i UNMIK-ut.

Ai u zgjodh edhe Përfaqësues Iidelegacionit për Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2011, pas punës si Udhëheqës i Delegacionit Evropian në Shkup të Maqedonisë.