Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas arrestimit të Fadil Fazliut sot nga Specialja.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati tha se Gjykata Speciale u krijua mbi të pavërtetën, duke shtuar nga kjo nuk mund të pritet drejtësi, transmeton Fokusi.info.
“Një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të pritet të prodhojë drejtësi. Për më tepër ajo zhytet çdoherë thellë e më thellë në realizimin e padrejtësisë. Shumë përçudnime të realitet të së kaluarës ka prodhuar kjo gjykatë e shumë të tjera mund të prodhojë”, shkroi mes tjerash Murati.
Postimi i plotë:
Një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të pritet të prodhojë drejtësi. Për më tepër ajo zhytet çdoherë thellë e më thellë në realizimin e padrejtësisë. Shumë përçudnime të realitet të së kaluarës ka prodhuar kjo gjykatë e shumë të tjera mund të prodhojë. Sot qenka arrestuar Fadil Fazliu miku, shoku e bashkëveprimtari im në LKÇK, UÇK e LB, vëllau i dy dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu por edhe bashkëshorti, babai, gjyshi, vëllai e njeriu i mrekullueshëm. Për një gjë jam i sigurtë, edhe këtë furtunë të jetës ai do ta tejkalojë dhe do të dal faqebardh.