Arrestimi i Isni Kilajt, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut, Specialja konfirmon se po kryen aksione në Kosovë

Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.

Zyra e Prokurorit të Specializuar një një njoftim për media, ka thënë se në vazhdimësi po kryen operacione në Kosovë që ndërlidhen me procesin hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

ZPS-ja thotë se këto aksione janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPSK-së.