Peci dorëzohet para presionit publik: Pezullon përkohësisht grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë ka pezulluar përkohësisht grantet që i dha këshilltarit të tij, Naim Huruglica dhe vëllait të deputetetes së VV-së, Fitore Pacolli, Blerim Pacollit.

Në dokumentetet e publikuara nga Periskopi, shihet se të dy grantet për këshilltarin dhe vëllain e Fitore Pacollit, sipas një vendimi të marrë janë “pezulluar përkohësisht”

Për Naim Huruglicën, por edhe për Blerim Pacollin anulimi është bërë në të njëjtën ditë, më 22 nëntor 2024.

Këto vendime te Faton Pecit vijnë në kohën kur presion publik ka qenë mjaft i madh, derisa është kërkuar edhe dorëheqja e tij.

Në anën tjetër, LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për këtë çështje.

Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci, i kishte dhënë 100 mijë euro në formë granti për një shtallë.

Me emrin e Projektit “Ndërtimi i stallës dhe lopë qumështore”, vëllai i deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit, e cila është Kryetare e Komisionit për Bujqësi kishte marrë këtë grant.

Kontrata me firmën e tij “Alda Farm Ria”, është nënshkruar me 16 korrik, a firma ishte hapur veç 4 ditë ma herët, me 12 korrik.

Ndërsa kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, kishte fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh. Po e njëjta kompani e Huruglicës “Iron Consulting”, vitin e kaluar kishte përfituar 10 mijë euro kompensim për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.