Dy netë më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë.
Kjo pasi erërat e forta dhe reshjet e shiut bënë që Peja të mbetet pa rrymë.
Por moti i ligë solli edhe disa probleme tjera në këtë komunë, si rrëzim të drunjve, rrëzim të shtyllave elektrike, duke shkaktuar rrezik për banorët përreth.
Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në Parkun e Qytetit.
“Lisë të mëdhenj kanë pësuar nga erërat e forta, shkurre, dhe jo vetëm në këtë park. E rrezikshmëria është e lartë sepse ka shumë qytetarë që e frekuentojnë këtë vend”.
“Pas ndaljes së energjisë elektrike, pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e KEDS-it, por ajo që po përsëritet vazhdimisht është se mjafton një erë e vogël të fryjë në Pejë, e një numër i konsiderueshëm mbetën pa rrymë, problem ky që nuk po zgjidhet”, raporton Klan Kosova.