Dyshohet për lidhje me Banjskën, policia në veri kap armatim, municion dhe uniforma ushtarake

Policia në gjen granata, armatim, municion dhe uniformë ushtarake

Sot është kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Zveçan nga njësitet policore, ku gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë plastike të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë, granata dore dhe fishekë.

“Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, e i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin Bajnska.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga policia janë:

  1. 4 granata M75
  2. dy pushkë automatike AK 47
  3. gjashtë karikatorë me municion të AK 47
  4. një karikator i zbrazët
  5. 156 fishek të AK 47
  6. 179 fishekë të M48
  7. një antiplumb ushtarak, me dy pllaka
  8. tri palë pantallona
  9. katër jakne ushtarake
  10. dy jelekë taktikë
  11. dy gas maska
  12. dy çanta krahu ushtarake
  13. 5 rripa ushtarakë të brezit
  14. një maicë e zezë.