Bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
Bëhet fjalë për Ligjin për Këshillin e Sigurisë dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.
Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, njofton Presidenca.
Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.
Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse.