Pacolli me një analizë: Reagimi emocional i Pecit të jep përshtypjen se akuzat ndaj tij janë të vërteta

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka dalë me një vështrim rreth skandalit me subvencionim të vëllaut të Fitore Pacollit nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Behxhet Pacolli vëren se “reagimi emocional” që bëri Faton Peci “të jep përshtypjen se akuza është e vërtetë”.

Postimi i Pacollit:

Ministër Peci,

Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet, ( nese mendon qe nuk janë të vërteta).

Reagi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë.

Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare,

ashtu siç nuk reagova unë

kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit.

Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza.