Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se do të paraqesë me shkrim deklaratat e tetë dëshmitarëve, në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.
Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka njoftuar se nuk do të mbështetet ne dëshminë e 12 dëshmitareve.
Lajmin e ka bërë të ditur ZPS-ja përmes një komunikate për media.
“ZPS-ja sot më 1 nëntor njoftoi se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS do t’i prezantojë me shkrim deklaratat e tetë dëshmitarëve në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.
Më 22 maj, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), kishte dorëzuar një parashtrim përmes të cilit kishte njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nuk do të mbështetet në dëshminë e 10 dëshmitarëve.
Prokurorja Kimberly West, kishte thënë se ZPS-ja synon që të dorëzojë me shkrim dëshmitë e 13 dëshmitarëve e jo të dëshmojnë fizikisht.
“Pas shqyrtimit të faktorëve të tillë, ZPS nuk synon më të mbështetet në dëshmitë e dhjetë (10) dëshmitarëve. Përveç kësaj, ZPS-ja synon t’i dorëzojë me shkrim dëshmitë e trembëdhjetë (13) dëshmitarëve në vijim, në vend që t’i thërrasë ata të dëshmojnë”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së.
Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 100 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura, ndërsa të martën pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të 63-të.
Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999. Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.