Pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për 55 euro nga janari, tashmë dy liderë politikë kanë dhënë premtimet e tyre për rritjen e pagave.
Pas Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, i cili premtoi se koeficienti i pagave në sektorin publik do të jetë 150 euro. tashmë edhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka bërë të njëjtin premtim.
“Minimumi është 150, por nuk guxojmë me u ndal aty. Ai duhet më qenë veprim fillestar por duhet me shku gradual.”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.