Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës për FrontOnline ka thënë se bllokimi i llogarive financiare nuk është një fenomen i izoluar për komunën e Suharekës, por ka ndodhur edhe në disa komuna të tjera.
Ai theksoi se zgjidhja e këtij problemi mund të vijë vetëm nga niveli qendror, i cili duhet të tregojë gatishmëri dhe vullnet për ta adresuar situatën mirëpo sipas tij ketë të fundit nuk po shfaqin gatishmëri
‘’ Nuk është vetëm komuna e Suharekës që këtë vit ka marrë një informatë nga ministria e Financave për pasivizimin e llogarive, kemi pasur rastin edhe me disa Komuna të tjera dhe zgjidhjen mund ta ofrojë vetëm niveli qendror , kjo gatishmëri nuk po shihet nga niveli qendror’’, tha Ibrahimi për FrontOnline.
Ibrahimi theksoi se niveli qendror është informuar në detaje mbi pasojat e kontratave kolektive, duke theksuar se mbi 122 milionë euro janë marrë padrejtësisht nga komunat.
Ai përmendi se në takimet e fundit me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati, është kërkuar që niveli qendror të ofrojë një zgjidhje për këtë problem, pasi komunat nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive mirëpo niveli qendror është.
‘’ Niveli qendror është I informuar në detaje a i përket mjeteve financiare që po u merren komunave padrejtësisht. Mbi 122 milionë euro iu janë marrë komunave nga pasojat e kontratave kolektive dhe ne kemi kërkuar edhe në takimin e fundit me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati që niveli qendror ta bëjë zgjidhjen e këtij problemi sepse komunat nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive është niveli qendror mirëpo niveli qendror nuk është I gatshëm ta zgjidhë këtë problem’’, tha Ibrahimi.
Përveç kësaj, Ibrahimi njoftoi se Asociacioni i Komunave ka dërguar një kërkesë në Parlament për të kërkuar që, gjatë hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, të parashikohet një vijë buxhetore për mbulimin e shpenzimeve nga kontratat kolektive. Ai theksoi se nëse Kuvendi nuk merr një veprim të tillë, shumë projekte të planifikuara për vitin e ardhshëm do të mbeten të papërfunduara, duke e ndikuar negativisht jetën e qytetarëve.
‘’ Ne si Asociacion e kemi dërguar një kërkesë në Parlamentin tek kryetari I Kuvendit dhe deputetët ku kemi kërkuar gjatë hartimit të projekt buxhetit për vitin e ardhshëm niveli qendror ta parasheh një vijë buxhetore për mbulimin e shpenzimeve nga kontrata kolektive nëse nuk e bën edhe kuvendi një veprim të tillë atëher4ë shumë projekte në nivel lokal të cilat kanë qenë të planifikuara dhe të miratuara në shtatorin e këtij viti nuk do t zbatohen dhe qytetarët e Komunave të Kosovës nuk do të mund ti gëzojnë këto të mira nga zbatimi I projekteve’’, deklaroi Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit llogaritë bankare të komunës së Suharekës janë bllokuar nga Thesari i Shtetit, duke sqaruar se ky veprim vjen nga agjencitë brenda Ministrisë së Financave, dhe se dje komunat morën njoftim për pasivizimin e llogarive.
‘’ Llogaria bankare e Komunës së Suharekës është bllokuar nga thesari I shtetit duhet marr parasysh se kjo është agjenci që funksionin në kuadër të ministrisë së financave dhe dje Komuna e Suharekës ka marrë një email ku thotë që nga sot është pasivizuar llogaria kjo nuk është nga përmbaruesi kjo është nga thesari pra’’, përfundoi Ibrahimi.