Abdixhiku i reagon Kurtit: Në javën e parë të qeverisjes sime, koeficientin e pagave do ta bëjë 150 euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar menjëherë pasi kryeminstri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media, njoftoi për rritje të pagave në sektorin privat nga janari i vitit të ardhshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se në “javën e parë të qeverisjes së tij”, koeficientin e pagave do ta bëjë 150 euro.

“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.

Kurti në një konferenë të thirrur për media, deklaroi se nga vitit 2025, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

Ai tha se nga janari do të jetë një pjesë e rritjes së pagave, e nga korriku i 2025-s do të jetë pjesa e dytë e rritjes.