Kajtazi: Pushteti tash po i shpall të çmendur gazetarët, ky është akt i kapitullimit të regjimit

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj këshilltarit të Albin Kurtit, Jusuf Ulajt, i cili me një postim të premten i ka fyer gazetarët që kanë raportuar se janë duke u përcjellë nga agjentët e AKI-së.

Ulaj i ka cilësuar të çmendur gazetarët.

Ndërkaq, gazetari Kajtazi ka thënë se pushtetet e kaluara kanë tentuar t’i shpallnin gazetarët si të kapur nga Klani Pronto, t’i shpallnin edhe të korruptuar dhe të lidhur me Serbinë, por dështuan.

“Kane provu me na shpalle te kapur prej Klanit Pronto (nderkohe une autor). Kane deshtuar. Kane provu me na shpalle te korruptuar. Kane deshtuar. Kane provu me na lidhe me Serbi. Kane dështuar”, ka shkruar Kajtazi.

Tash provojne me na shpalle te çmendur nepermjet nje legeni te quajtur Jusuf Ulaj qe eshte keshilltar i Albin Kurtit. Ky eshte akti i kapitullimit te nje regjimi”, ka shkruar gazetari Kajtazi.