Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në qytetin e Fierit, Lushnjes e Vlorës dhe zonat përreth mbrëmjen e së premtes.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 të shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.