Aliu viziton fillimin e punimeve në rrugën rajonale Nadakovc – Ceceli

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka vizituar fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës rajonale, segmenti Nadakovc – Ceceli.

Aliu tha se rehabilitimi i kësaj rrugë me një gjatësi prej 12.37 kilometra në vlerë 1.27 milion euro rritë sigurinë dhe ndikon në zhvillimin e kësaj zone.

“Sot vizituam fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Rajonale R128, Segmenti Nadakovc – Ceceli, me gjatësi 12.37 km dhe vlerë 1.27 milion euro. Bashkë me zv. ministrin Durmishi dhe deputetët nga kjo zonë takuam qytetarët të cilët prekën nga ky projekt, i cili rritë sigurinë dhe ndikon në zhvillimin e kësaj zone”, shkruan në Facebook Aliu.