Pas lajmeve se AKI po i përcjell disa gazetarë, ka reaguar avokati, Arianit Koci.Koci ka thënë se ka shumë simpati për këtë strukturë dhe se nuk mund ta paramendojë se po i përcjell gazetarët.
Ai në reagimin e tij thotë se është degradim për komunitetin e respektuar të inteligjencës dhe humbje për demokracinë.
“Nuk mundem me e paramendu që Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, simpatia ime, i përcjellë, i vëzhgon dhe i përgjon gazetarët tanë elitarë.Jo, nuk bëhet kjo punë!Është degradim për komunitetin e respektuar të inteligjencës dhe humbje për demokracinë”, shkruan avokati Koci.