Audio-incizimet Kusari-Radoiçiq, Qalaj i PDK-së kërkon nga AKI-ja të shpallet “rrezik i papranueshëm për shtetin”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, i ka komentuar video-incizimet e publikuara, bisedat ndërmjet shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari – Lilës dhe dy eksponentëve të Listës Serbe asokohe, Millan Radoiçiq dhe Sllavko Simiq.

Qalaj tha në emisionin DPT te Fidani se ka kërkuar hetimet nga organet kompetente të sigurisë, konkretisht nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

“Fillimisht kam kërkuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ta shpallë rrezik të papranueshëm për shtetin e Kosovës, për shkak të një komunikimi i cili tashmë dihet botërisht se kush është dhe i cili është përgjegjësi kryesor për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku, për sulmin terrorsit në Kosovës dhe për tentim aneksimin e veriut nga Serbia”, tha ai në Klan Kosova.

Ai tha se në kohën kur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka biseduar me zyrtarët e lartë të Listë Serbe, Millan Radoiçiq ka qenë i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i njohur për disa krime.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.