“VV-ja po inspekton veteranët nëse po punojnë diku për t’ua ndalë pensionin”, thotë Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti i ftuar në emisionin “FIVE”, ka komentuar audioincizimet Kusari-Radoiçiq.

Haliti tha se nuk ka qenë e dobishme për vendin që Kusari-Lila të flasë me kriminelin, Milan Radoiçiq.

“Nuk mund të them që ka shkelje ligjore sepse nuk ka ndonjë ligj që mund ta dënojë që ka folur në telefon, ka mundur të flasë edhe me Vuçiqin. Parimisht është e padobishme edhe për ta edhe për Kosovën, që një kriminel që është në listën e zezë të SHBA-së, nuk është dashur të bisedohet me të”, tha Haliti.

Ndërsa, për veteranët e UÇK-së, Haliti thotë se inspektorët e Lëvizjes Vetëvendosje, kontrollojnë nëse ka ndonjë veteran që punon për arsye që t’ua ndalin pensionet.

“Më kanë thënë që këta inspektorat e VV-së, nëpër kompani kontrollojnë a ka veteran tu punu për me ia ndalë pensionin, në krejt botën ata që luftojnë për vendin e kanë një pagë shtesë në raport me tjerët për kontributin e dhënë, e jo me ia ndalu me punu diku tjetër, e jo me ia ndalu atë pagë që s’mund as të jetojnë me bukë thatë” shtoi Haliti.

Teksa theksoi se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është dashur të përballet me deputetët.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.