“’Sandokani’ u dek prej deke” – Fadil Geci citon Ganinë, avokati i Thaçit: Komunikata 59 u shkrua nga dyshimet për tradhti, jo për LDK-në

Në dëshminë e tij në Hagë, Fadil Geci foli për komunikatën 59 dhe për vrasjen e komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”

Dëshmitari Fadil Geci ka dhënë dëshmi në Hagë lidhur me komunikatën e njohur si “Komunikata 59”, një dokument shumëpërfolur dhe në lidhje vrasjen e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Abedin Rexhës.

Në dëshminë e tij, Geci citoi vëllain e tij, Gani Gecin, duke thënë se komandanti i njohur i UÇK-së si, “Sandokani” nuk ishte vrarë nga plumbat, por kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, gjatë procesit lexoi një raport të autopsisë së EULEX-it për “Sandokanin”, duke cituar se shkaku i vdekjes nuk ishte përcaktuar me siguri.

“Prokurori i thotë asaj (Sanije Rexha, gruaja e Abedin Rexhës); dua të them zonjë gjithashtu për fat të keq raporti i autopsisë nuk e thotë dot me saktësi se cili ishte kanali i plagës. Sepse mund të vlerësohet etëm duke e parë indet buta, ne tani kemi vetëm kocat. Kështu që situata kur plumbi hyri në kraharor dhe doli në shpatull, del nga shpjegimi i yt. Po ta kishim trupin e tij të freskët, apo një foto të trupit të tij të freskët apo mbas disa viteve. Mund ta kishin përcaktuar me siguri. Prandaj duam të bëjmë analizën e ADN-së që të vërtetojmë që janë 100 për qind eshtrat e burrit. Pastaj është konkluzioni i ADN-së..

Thotë raporti i autopsisë i kryesor më 2014, erdhi në përfundimin se shkaku i vdekjes nuk mund të provohet”, ka thënë Mishetiq.

Sipas Gecit, vëllai i tij Ganiu kishte thënë se kishte qëlluar ndaj “Sandokanit” për t’u mbrojtur në një pritë, por që “Sandokani” kishte vdekur nga shkaqe natyrore, jo nga plumbi.

“Ka thënë ‘kam gjuajte, jam mbrojt, jam ra në pritë por e nuk kish pas vdekjen prej plumbit tim, e kish pas dekën prej egjelit’. Kjo është e vërtetë që unë e di, më shumë s’mund të them, s’mund dal prej kornizave mjekoligjore”, ka thënë Geci.

Avokati Mishetiq e pyeti Gecin nëse kjo ishte arsyeja e lëshimit të Komunikatës 59, duke nënvizuar se kushdo që e kishte shkruar, e bëri sepse mendonte që ishte një tradhti të qëlloje ndaj një komandanti të UÇK-së, jo për arsye politike apo lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)

“Kushdo që e ka shkruar komunikatën e 59-të e bëri sepse vëllai yt qëlloi ndaj një komandanti të UÇK-së? Si e kupton ti, ti e kupton shumë mirë, se kushdo që e ka shkruar e ka bërë për faktin se shkruar komunikatën e 59-të e bëri sepse vëllai yt qëlloi ndaj një komandanti të UÇK-së”, ka thënë Mishetiq.

“Ti e kupton se kushdo që e shkroi komunikatën 59-të nuk e bëri sepse në LDK apo ishte kundër kundërshtar, bën sepse menduan se ishte një tradhti e hapur të qëlloje me armë ndaj një komandanti i UÇK-së”, ka shtuar avokati i Thaçit.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.