O’Brien paralajmëron: Është momenti që Kosova të përkufizojë pamjen e vet, Kurti e kupton këtë

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e dhëna në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Ai ka theksuar se është momenti që Kosova të përkufizojë pamjen e vet, ndërsa ka shtuar se “Kurti e kupton këtë”.

“Dëshiroj që ato të zbatojnë plotësisht zbatimet e marra me marrëveshje. Jemi në një çast interesant, kur kryeministri Kurti, mendoj se e kupton se ka mundësi për të thënë, kjo është se si duam që Kosova të duket dhe që të formësojë mënyrën se si reagon bashkësia ndërkombëtare”, tha O’Brien.

Tutje, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, theksoi se rritja ekonomike e të dyja vendeve mund të bëhet nëse ato zbatojnë marrëveshjen bazë dhe aneksin e Ohrit, duke theksuar se “kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara”.

“Ndërsa mendoj se edhe presidenti Vuçiq e sheh si një mundësi që të rritet ekonomia shumë më shumë se që është rritur dhe Serbia ka pasur rritje të mirë ekonomike kohëve të fundit, por që të ketë rritje edhe më të madhe, duhet që të ketë një akomodim politik përgjatë viteve të ardhshme përkitazi me Kosovën. Mënyra më e mirë është përmes marrëveshjes bazë dhe aneskit të Ohrit, kjo është mënyra për të ecur përpara”, tha O’Brien në Kanal 10.

Në të kundërten, ai theksoi se nëse do të ketë ngecje sërish në dialog, të dyja vendet do të humbasin, siç i quajti ai, “mundësitë e hatashme” për vendin e tyre.

“Mendoj se sanksioni kryesor është se të dyja vendet e kanë humbur një mundësi të hatashme për vendin e tyre”, tha O’Brien.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.