E dhimbshme: Vdes Mustafë Oruqi, ish-pjesëtar i UÇK-së

Ka ndërruar jetë Mustafë Oruqi, veterani i UÇK-së mga Rahoveci, pjesëmarrës në betejën e lavdishme të Koshares, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Postimi i plotë:

Më pikëlloi shumë vdekja në moshën më të mirë e Mustaf Oruqit nga Rahoveci, luftëtarit të UÇK-së, emri dhe vepra e të cilit do të jetojë ndër breza.

Bashkëndiej me dhimbjen e familjarëve, të bashkëluftëtarëve dhe të afërmve, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!

Nderime dhe lavdi përjetë, Mustaf Oruqi!