Kusari-Lila për bisedat me Radoiçiqin: S’ka qenë një bisedë e tërë, ka pasur shumë ndërprerje

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ftuar në “Konfront” të KTV-së për të diskutuar rreth publikimeve të bisedave telefonike mes saj dhe kryeogranizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, ka thënë se ndonëse nuk ka mmohuar vërtetësinë e tyre “në kuptimin e materialit që është publikuar”, sipas saj, ka qenë “evidente që nuk ka qenë një bisedë e tërë”.

Ajo vazhdoi duke pretenduar se në keto publikime ka pasur “ndërprerje dhe janë dhënë tituj të temave të bisedave sipas vullnetit, dëshirës apo qëllimit të autorit.”

“Vitin e kaluar unë nuk e kam kontestuar vërtetësinë në kuptimin e materialit që është publikuar por ka qenë evidente që nuk ka qenë një bisedë e tërë. Ka pasur shumë ndërprerje dhe janë dhënë tituj të temave të bisedave sipas vullnetit, dëshirës apo qëllimit të autorit.” – tha ajo.