Haradinaj: Gjatë qeverisjes time Radoiçiq ishte i ndjekur nga drejtësia, me ardhjen e Kurtit u kthye në faktor

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit ku po mbahet debati parlamentar për komunikimet e kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me terroristin Milan Radoiçiq tha se ndikimi i Radoiçiqit në proceset e brendshme në Kosovë është rikthyer me ardhjen e Kurtit në pushtet.

Haradinaj tha se në vitin 2028, kur ai ishte kryeministër, Radoiçiq ishte ndjekur nga drejtësia, ndërkaq me ardhjen e Kurtit u kthye sërish në faktor.

“Kur e ka ndjekë drejtësia jonë në atë kohë, ai e ka zgjedhë rrugën e ikjes nga drejtësia dhe si i ikur ndikimi i tij në proceset e brendshme në Kosovës është rishfaqur me ardhjen e Kurtit.

Në vitin 2018 i ndjekur nga Qeveria Haradinaj, në këtë rast nga drejtësia, tani Radoiçiq u kthye në faktor.

Hera e parë dhe e vetme që kam pa partitë shqiptare dhe partitë serbe duke votuar bashkë kundër UÇK-së. Edhe Rrahman Morina iu kish pasë lakmi. Kusari Lila është zbatuesja, vartëse e Kurtit. Marrëveshjen Lista-Serbe Vetëvendosje e ka bë Kurti me Radoiçiqin, por unë nuk them Radoiçiqin por Vuçiqin. Kjo del te ajo që e kam thënë kaherë se Kurti është spiun i Serbisë”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Në këtë seancë nuk po merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje.