Haradinaj: Biseda e Mimozës me Radoiçiqin tregon se nga i ka kthyer anëtenat kjo Qeveri

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se biseda e Mimoza Kusari- Lilas me kriminelin serb, Milan Radojciq dëshmon se kah “i ka kthyer antenat qeveria Kurti”.

Haradinaj ka shkruar po ashtu se kjo qeveri ishte koordinuar kundër UÇK’së në ligjin e pagave.

Ai thotë se Qeveria në vend se të koordinohet me Amerikën, po bashkëpunon me terroristë serbë.

Reagimi i tij ka ardhur pas publikimit të audio-incizimeve të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Liles me kryekriminelin Radojçiq.

Postimi i plotë:

Incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit, Mimozës me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij.

Në vend që të koordinohen me Amerikë e aleatë, këta bashkëpunojnë me terrorista serb.

I tillë ishte koordinimi kundër UÇK-së në përfshirjen e tyre ne ligjin e pagave ku publikisht votuan kundër.

I tillë ishte vendimi i qeverisë, njëherë për bllokimin e më pas për çbllokimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, pa asnjë përfitim për vendin.

Të tilla janë mashtrimet e nëpasnjëshme me të cilat Kurti dhe kasta e tij tash e katër vite i ushqen popullin me popullizëm e në anën tjetër armiqësoi vendin me aleatët kryesorë.

Vlerat tona kombëtare nuk ka qeveri e as individ që mund t’i thyej. Mobilizimi për t’i largu këta mashtrues e shërbëtorë jugosllav tashmë nuk është vetëm detyrë, por mision që kërkon gjithëmobilizim.