Klinaku: Po dëshmohet vazhdimisht koordinimi i pushtetit me Listën Serbe dhe Radoiçiqin

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar pas audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq.

Në një postim të bërë në Facebook, Klinaku ka thënë se pushteti ka qenë i koordinuar me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.

“Se pushteti ka qenë i koordinuar me Listën Serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe atëherë kur kemi protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar se lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e mëpastaj e ka lëshuar sallën”, ka shkruar ai në Faceobok.

Klinaku ka thënë se “është dëshmuar më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht me përgjime, koordinimi i këtij pushteti me listën serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq, kundër interesave të veteranëve”.