Zëvendësministri i Qeverisë Kurti në gjendje të dehur godet me veturë zyrtare motoçiklistin 15 vjeçar, lirohet në procedurë të rregullt

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku. Siç raportoi gazeta online Reporteri.net, zëvendësministri i Qeverisë Kurti ka goditur me veturë zyrtare një motoçiklist.

Ai ka qenë i dehur në momentin kur ka shkaktuar aksidentin. Reporteri.net merr vesh se motoçiklisti i goditur nga vetura zyrtare me të cilën po udhëtonte zëvendësministri Tafarshiku, është një 15 vjeçar nga Gjakova.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Gjakovës.

Pas rastit, zëvendësministrit Tafarshiku i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv. Ai ka rezultuar se kishte konsumuar 2.30 % promil alkool.

Përkundër kësaj kësaj, zëvendësministri i Qeverisë Kurti është liruar në procedurë të rregullt.