Sot në Hagë po dëshmon Ahmet Rrahmanaj

Ahmet Rrahmanaj është dëshmitari i 93-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka qenë pjesë e Policisë Ushatarake në Njësitin Lumi.

Prokuroria po përpiqet të fus në kurth atë me pyetje provakative rreth disa të ndaluarëve serbë gjatë luftës në Malishevë.

Fillimisht prokurori po interesohet për kimën e sigurisë në korrik të vitit 1998, në veçanti për serbët e ndaluar.

“Siguri ka patur për të gjithë, me përjashtim të serbëve që ishin pjesë e armatës dhe policisë serbe”, përgjigjet Rrahmanaj.

Prokurori e ka pyetur Rrahmanajn nëse ai kishte dëgjuar se disa serbë që ishin në Malishevë ishin gjetur të vrarë më vonë, ndërsa ai është përgjigjur se këtë e kishte dëgjuar vetëm nga prokurorët e Speciales nga Haga.

Rrahmanaj ka patur vërejtje të mëdha edhe në përkthimin që po bëhet në seancë.