Dështon votimi i buxhetit të Kryeqytetit pas bojkotimit nga asamblistët e PDK-së dhe VV-së

Sot Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka mbajtur seancën për miratimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, por ky proces ka dështuar të miratohet.

Kjo erdhi si pasojë mungesës së kuorumit, pas lëshimit të sallës nga asamblistët e PDK-së dhe VV-së, gjë të cilën kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, e ka quajtur si bojkotim të vullnetit të qytetarëve.

“Buxheti i vitit 2025 është i hartuar me profesionalizëm dhe në bazë të nevojave e kërkesave të qytetarëve tanë. Prandaj, lëshimi i sallës në seancën e buxhetit nga PDK dhe VV është bojkotim i vullnetit të qytetarëve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Megjithatë, Rama ka thënë se përkundër kësaj, do të vazhdojnë punën për të mirën e qytetarëve.