Një person i vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë në Kçiq të Mitrovicës

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një kamioni dhe një veture në fshatin Doberllukë të Mitrovicës.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se është një aksident shumë i rëndë, ku dyshohet se ka humbur jetën një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë dhe se një person ka vdekur.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.