Gjermani: 29 vjeçari shqiptar futet me thikë të madhe në stacion për të vrarë policë, thërret “Allahu Akbar”

Një 29 vjeçar shqiptar ka terrorizuar sot qytetin Linz am Rhein të Gjermanisë pasi me një thikë të madhe është futur në stacion të Policisë dhe ka kërkuar të vrasë policë gjerman.

Siç raportojnë mediat gjermane, 29 vjeçari në vazhdimësi ka thirrur “Allahu Akbar” dhe ka dashur që të vrasë policët në stacion duke tundur hanxharin që mbante në dorë.

Prokurori i Përgjithshëm i Koblenz-it, Harald Kruse është i bindur për këtë dhe po heton “vrasje të mbetur në tentativë duke sulmuar komisariatin me hanxhar”.

Siç shkruan gazeta gjermane Bild, shqiptari, i cili jeton në qytetin e vogël të Linzit (rrethi Neuwied/6500 banorë), kishte shkuar në këmbë drejt stacionit “Am Konvikt” të premten rreth orës 2:40 të mëngjesit.

Kruse ka thënë se ai në stacion vazhdimisht ka bërtitur ‘Allahu Akbar’ dhe tha se “donte të vriste policët.”

Hetuesia gjermane kanë thënë se pas këtij akti qëndron motivimi radikal islamik.

“Hetimet fillestare kanë zbuluar prova të motivimit radikal islamik nga ana e të akuzuarit,” tha Prokurori i Përgjithshëm.

“Si pjesë e kërkimeve të vazhdueshme në banesë, një flamur i organizatës terroriste jashtë shtetit “Shteti Islamik” u vizatua në një mur”, ka thënë Kruse.

Shqiptari i arrestuar tashmë ndodhet në paraburgim dhe sipas fotografive nga stacioni policor, sulmuesi plagosur./Express