Aksident në Gjilan, humb jetën një 36-vjeçar

Një person, i moshës 36-vjeç, ka vdekur sot pasi është goditur nga një veturë në Veleknicë të Gjilanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se për këtë aksident, drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë.

Konfirmimi i tij i plotë:

Ju njoftojmë se më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori.

Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupua rrugën, është goditur nga një veturë, me tabela vendore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë.

Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë, si pasoj e plagëve të pësuara në aksident.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.

Shkaqet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan.