Ministria e Arsimit ka marr vendim që për shkak të motit të ftohtë, të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.
Gashi ka shtuar se kjo ditë do të zëvendësohet me një ditë tjetër.
Sipas meteorologëve e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend. Temperaturat besohet të jenë deri në -23 gradë celcius.